Ekspertët në Japoni thanë sot se njerëzit që përpiqen të parashikojnë tërmetet nuk duhet të marrin parasysh shfaqjet e krijesave të rralla të thellësive në plazhet e vendit. Studiuesit hodhën poshtë teorinë se dalja në sipërfaqe e krijesave të thellësive të detit është omen i tërmeteve, duke përfshirë dhe ato të kapur në rrjetat e peshkatarëve. Ekspertët thanë se 363 raportime të krijesave të tilla që prej vitit 1928 si peshku gjigant në foto dhe shtatë specieve të tjera të thellësive, janë shoqëruar me vetëm 221 tërmete me magnitudë 6 ose më shumë në periudhat përkatëse. Grupi shtoi se vetëm një prej tërmeteve, ai i korrikut 2007 – kishte ndodhur brenda 30 ditëve të shfaqjes së krijesës dhe në një afërsi prej më pak se 100km.