Një ari është filmuar së fundmi në një plazh publik në jug të Rusisë, i shoqëruar aty nga i zoti. “Është një plazh tipik rus,” thotë në komente autori i videos teksa ariu nis të freskohet në lumë bashkë me plazhistët e tjerë teksa mbahet me një litar të gjatë nga i zoti. Fëmijë e prindër duket se zbaviten teksa shikojnë kafshën që lahet pranë të rriturve në rajonin Volgograd. Disa media thanë se ariu është një këlysh nga cirku i qytetit Uryupinsk dhe se video është xhiruar në qershor.