Avokati Spartak Ngjela nuk i ka kursyer sulmet ndaj presidentit Ilir Meta në studion e lajmeve në Ora News.
Ngjela u shpreh se goditja e antikorrupsionit në Shqipëri është një proces ndërkombëtar dhe nuk mund ta ndalojë askush, aq më tepër Meta, që sipas tij është në proces penal dhe nën akuzë.
“Goditja antikorrupsion është një proces ndërkombëtar në Shqipëri dhe nuk ka forcë që ta ndalojë. Ky presidenti juaj do ta ndalojë, që është edhe në proces penal. Është në kërkesë shkarkimi. Ai është në proces penal. I është ngritur komision hetimi parlamentar dhe ai bën sikur nuk kupton, vjen vërdallë. E keni parë ndonjëherë të ishte kaq aktiv? Asnjëherë. Ç’më bën mua pyetje të njeriut që është nën akuzë? E di çdo të thotë nën akuzë? Këta nuk e përballojnë dot se nuk janë avokatë. Edhe Clinton ishte nën akuzë, po ishte avokat. Është shumë e vështirë akuza që ta përballosh. Ta përballoj, të marri avokat dhe ta përballojë. Është nën akuzë, është ngritur një komision hetimi parlamentar kundër tij.”- tha Ngjela.