Kur e dashura e Boris Johnson Carrie Symonds iu bashkua stafit për fjalimin e tij të parë si kryeministër, fotografët filluan ta fotografojnë.
Deri tani, e dashura 31 vjeçare ka bërë një punë të mirë për të qëndruar larg medias, është parë rrallë në fushatë elektorale apo edhe në momente historike si takimi me mbretëreshën.
Duke mbajtur një profil të ulët në 18 muajt e fundit është një gjë. Por të bëjë këtë gjatë kohës që është partnerja e kryeministrit, kjo do të jetë më e vështirë.
Që nga rregullimet për jetesën e çiftit (a do të lëvizë ajo në Downing Street) apo në përfshirjen e saj në çështje diplomatike (do ta shoqërojë atë në takime jashtë vendit?) media britanike ka bërë disa spekulime për marrëdhënien e tyre të paprecedentë.
Në historinë e Britanisë, asnjëherë nuk ka eksiztuar një kryeministër që të ketë pasur një partner të pamartuar ndërkohë që ka qenë në detyrë. Downing Street i tha CNN se nuk dihet se kur Symonds do të lëvizë në rezidencën e famshme.
Ndryshe nga zonja e parë e USA, partnerja e parë në UK nuk ka një rol strikt në cështje politike.
Po ashtu, është e pazakontë që kryeministri të ketë një partner që ka pasur një karrierë politike, përpara se ajo të njihte Johnson. Vajza e Mattheë Symonds, një bashkëthemelues i gazetës ‘Indipendent” ajo ka qenë e privilegjuar për të ndjekur shkollën private për vajza. Më pas studio teater dhe histori arti përpara se të punonte si zëdhënëse në Partinë Konservatore në 2010 dhe më pas rriti shpejt shkallët e karrierës.
Ajo ishte pjesë e fushatës që ndihmoi Johnson të zgjidhet kryebashkiak në vitin 2012. Në moshën 29 vjecare ishte dejtoresha e parë e komunikimit më e re në parti dhe analistët thanë se ajo kishte një rol kyc në fushatën e Johnson.