Misteri i Neil Armstrong, 6 milion dollarë për të fshehur shkakun vdekjes të njeriut që eci në Hënë

0
418

Neil Armstrong, njeriu i parë që eci në Hënë pesëdhjetë vjet më parë, vdiq në moshën 82 vjeçare, më 25 gusht 2012.

Zbulohet shkaku i vdekjes.

Pak javë para vdekjes, Neil Armstrong ishte shtruar në spitalin e Mercy Healthfield në Cincinnati të Ohajos, pas disa shqetësimeve në zemër.

Kardiologët zbatuan te i sëmuri protokollin e zakonshëm.

Pas disa ditësh, sipas dëshmive të gruas së tij, në mënyrë të habishme, Armstrong ishte thuajse i shëruar plotësisht.

Megjithatë, kur infermierët i hoqën atij aparatin që mjekët i kishin vendosur, gjaku depërtoi në membranën që mbulon zemrën duke shkaktuar një sërë komplikacionesh të cilat e çuan në vdekje.

Në korrik të vitit 2014, Wendy R. Armstrong, avokate dhe bashkëshortja e Markut, një prej dy djemve të Neil Armstrong, kërkoi nga spitali një kompensim prej 7 milionë dollarësh.

Në rast refuzimi, fëmijët e Armstrong do raportonin publikisht të vërtetën për vdekjen e astronautit, përgjegjësi e cila binte mbi spitalin.

Spitali nga ana e tij pranoi të paguante gjashtë milionë dollarë.

Prej shumës, 5.2 milion dollar shkuan tek djemtë Mark dhe Rick, kurse pjesa tjetër për villain, motrën dhe gjashtë nipërit e Neilit.

Historia u zbulua në ditët e fundit pasi një i huaj që kërkoi të mbetet anonym, dërgoi në gazetën amerikane “New York Times” një dokument prej 93 faqesh.

Në dokumenta vërtetohej se vdekja e astronautit legjendar ishte shkaktuar prej aplikimit nga ana e infermierëve, të një stimuluesi të thjeshtë të përkohshëm.

Dukej e pabesueshme: njeriu që kishte guximin të fluturojnte në Hënë, duke pranuar rreziqe të jashtëzakonshme, mbylli sytë përgjithmonë për shkaqe banale.

Specialistët dhe kirurgët e intervistuar nga “New York Times” shprehën hutim në lidhje me hapat e ndërmarra nga mjekët e Cincinnati, duke argumentuar se ata nuk duhej të transferonin astronautin në sallën e operacionit, pa bërë më parë kullimin e gjakut, prej të cilit ishin shkaktuar ndërlikimet vdekjeprurëse.

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here