Tensione përpara godinës, vjen reagimi i fortë dhe i prerë nga Rama: Teatri i ri Kombëtar do të ndërtohet, minoranca s’ka mandat të na pengojë

0
304

Kryeministri Edi Rama ka komentuar zhvillimet e sotme te Teatri Kombëtar. Kreu i qeverisë shkruan se e respekton protestën e minorancës, por ajo nuk ka mandat dhe as të drejtë për ta penguar ndërtimin e teatrit të ri.

Ndërkohë, Rama e ka injoruar lajmin e Presidencës se Ilir Meta do t’i drejtohet Gjykatës Kushtetuese.

Postimi i plotë i Ramës: 

Asnjë minorancë nuk mund të marrë peng asgjë e askënd në këtë vend. Megjithë respektin për një minorancë aktorësh teatri dhe politikanësh që s’kanë hyrë kurrë në teatër, po janë mësuar të bëjnë teatër me çdo gjë, Teatri i ri Kombëtar do të ndërtohet si plan e përgjegjësi qeverisëse.

Teatrin e ri Kombëtar e kërkon kryeqyteti, vendi, kombi e shumica e komunitetit të artistëve të skenës.

Njësoj si Stadiumi i Ri kombëtar ai do të jetë një gur kilometrik në rrugën e Shqipërisë që duam. Kush s’është dakord është i respektuar, po s’ka as mandat as të drejtë të pengojë.

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here