Hidhet në erë memoriali i Thimio Lolit në Kranë të Fiqinit.
Mësohet se rreth orës 4:30 të mëngjesit të sotëm, disa persona të paidentifikuar kanë vënë tritol poshtë memorialit.
Kanë qenë banorët ata që njofruan autoritet për ngjarjen e ndodhur, ndërsa raportohet se nga shpërthimi është dëmtuar një pjesë e memorialit.
Thimio Loli ka marrë pjesë në masakrat e shqiptarëve në 1914, ka punuar për silogjet “Vorio Epirote”, udhëhoqi sulmet në Sarandë, Kurvelesh, Delvinë e me radhë në gjithë jugun. Masakroi çamët në 1944 krah Zervës, por dikush vendosi ta nderojë me bust në fshatin Krane të Delvinës.