Me mbylljen e sesionit parlamentar, deputetja e opozitës parlamentare pritet t’i japë fund edhe beqarisë.
Burime të politiko.al bëjnë me dije se bëhet fjalë për deputeten e opozitës parlamentare Majlinda Halilaj.
Mësohet se ceremonia e dasmës së saj do të zhvillohet mbrëmjen e 31 korrikut në Tiranë.
Ajo do të nisë fillimisht me një kokteil në një restorant në autostradën Tiranë-Durrës. Në ceremoni, ajo ka ftuar kolegët e saj deputetë, por bie në sy është se në dasmën e deputetes së dalë nga listat e PD, të ftuar ka patur edhe nga mazhoranca, e konkretisht kreu i Grupit Parlamentar i PS, Taulant Balla.
Halilaj ishte një emër i panjohur para se të pranonte mandatin e deputetes, kur opozita reale vendosi të dilte nga Parlamenti.
Pasi u konfirmua nga Komisioni Qendror i Zgjedhjeve, Haliaj i zuri vendin kreut të Partisë Demokratike, Lulzim Basha, pasi renditej si kandidatja e 47-të në listën e PD.