Çfarë po ndodh? Zyrtarët e Partisë Demokratike të gjithë në “lupën” e vettingut (DOKUMENTI)

0
469

Të gjithë zyrtarët e PD, përfshirën edhe anëtarët e këshillit kombëtarë, duket se do të kalojnë në një sitë vetingu.Partia Demokratike ka kërkuar plotësimin e një formulari vetëdeklarimit që i është shpërndarë gjithë strukturës, ndërsa pyetjet që kërkojnë përgjigje janë specifike dhe të detajuara.Në të kërkohen të dhënat personale, të dhanë për punësimin, të dhëna mbi shkollimin, mbi eksperiencën në punë, të dhëna për pastërtinë e figurës që lidhen me gjendjen gjyqësore dhe të dhëna mbi veprimtarinë politike. pdKy formular është i vlefshëm edhe për çdo kandidat për zgjedhje vendore apo parlamentare. Zyrtarët demokratë, janë të detyruar krahas çdo eksperience punësimi apo niveli arsimimi, të deklarojnë edhe marrëdhënien e tyre me ligjin.

Formulari është i ngjashëm me atë të dekriminalizimit, ndërsa kërkon të detajuar në qoftë se zyrtari ka qenë  ndonjëherë i dënuar  me vendim gjyqësor të formës së prerë nga një autoritet shqiptar ose i huaj dhe a është dëbuar nga ndonjë shtet.
Rëndësi e veçantë i është kushtuar dhunës në familje, ndërsa zyrtarët demokrat duhet të japin përgjigje në qoftë se ndaj tyre është paraqitur ndonjëherë  kërkesë për urdhër mbrojtje.
Në seksionin e të dhënave për veprimtarinë politike, formulari kërkon në detaji información nëse zyrtari  demokrat ka qenë i përfshirë në veprimtari politike duke nisur nga periudha 1944 deri në 1991.
Sepcifikisht në qoftë se kanë qenë anëtarë apo kandidat i Byrosë Politike, Anëtarë i Komitetit Qendrorë i Partisë Punës, Anëtar i Presidiumit të Kuvendit Popullor, Kryetar i Gjykatës së lartë, Prokuror i Përgjithshëm, Kryetar i Hetuesisë së Përgjithshme, anëtar i Këshillit të Ministrave, Bashkëpunëtor i ish sigurimit të shtetit, anëtarë i komisionit qendrorë të Dëbim-Internimit, apo denoncues ose dëshmitar në procese politike të posaçme.pd 3
Zyrtarët demokrat duhet të deklarojnë veprimtarinë e tyre politike edhe nga viti 1991 deri në ditët e sotme. Ky proces, nga selia blu arsyetohet me faktin e përditësimit  të dhënave ne databazën e Burimeve Njerëzore.

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here