Paraditen e sotme, para Shtëpisë së Bardhë në Ëashington .D.C. një grup shoqatash nga komuniteti shqiptar në Amerikë, kanë protestuar për situatën në të cilën ndodhet Shqipëria
Organizatorët i kanë bërë thirrje degës së Vatrës në Michigan, që të bëhet pjesë e kësaj proteste, e cila në fokusin kishte denoncimin e pushtetit absolut, korrupsionit, vjedhjes së votave, mungesën e Lirive dhe të Drejtave Njerëzore.
Gjithashtu, protesta ka qenë edhe kundër ndikimit të George Soros.
“Kundër ndikimit të manjatit demokrat George Soros, i cili është denoncuar nga Presidenti i Shqipërisë për financimin e destabilizimit të Shqipërisë”, thuhet në njoftimin e bëra nga organizatorët e protestës.
Ata i kanë bërë thirrje presidentit Donald Trump të shpëtojë Shqipërinë nga “spiralja e frikshme e kaosit ku është futur si dhe të mos lejojë segmente të Fondacionit Soros që të rikthejë komunizmin në Shqipëri.”








































