Google search engine
Home Aktualitet Përplasje të forta në opozitë, Basha distancohet nga Kryemadhi për 13 tetorin,...

Përplasje të forta në opozitë, Basha distancohet nga Kryemadhi për 13 tetorin, LSI përgatitet për t’u futur në zgjedhje

0
395

Fillojnë përçarjet mes Lëvizjes Socialiste për Integrim dhe Partisë Demokratike. Shkak është bërë mungesa e koordinimit në qëndrimet e tyre, sa i takon axhendës së opozitës dhe zgjedhjeve lokale. Presidenti Ilir Meta ka dekretuar 13 tetorin si datë të re zgjedhjesh vendore. Por ky vendim i kreut të shtetit, duket se është mirëpritur vetëm nga LSI, zyrtarë të lartë të së cilës kanë deklaruar hapur se do të shkojnë në këto zgjedhje, ndërkohë që nga ana e PD nuk ka pasur asnjë qëndrim publik për dekretin e Metës, duke nënkuptuar se nuk e mbështesin. Një gjë të tillë e fakton edhe vetë Basha, i cili reagoi menjëherë sapo presidenti Meta dekretoi 13 tetorin si datë kur do të mbahen zgjedhjet vendore. Në një deklaratë për mediat, Basha u shpreh i prerë që Partia Demokratike nuk futet në zgjedhje me Edi Ramën kryeministër. “Partia Demokratike dhe Opozita e Bashkuar nuk merr pjesë në asnjë proces zgjedhjesh dhe në asnjë diskutim për zgjedhje, nuk merr pjesë në asnjë diskutim për zgjidhje politike apo për reforma apo për çfarëdo formule pa dalë para drejtësisë të gjithë ata që janë përfshirë në vjedhjet e zgjedhjeve në bashkëpunim me krimin”, deklaroi ai. Ndërkohë që, për të vërtetuar se ai nuk hyn në zgjedhje, duke dalë kështu kundër Metës dhe LSI ka të bëj me reagime e tij të ditëve të fundit. Kreu i PD, Lulzim Basha prej disa ditësh ka nisur një betejë kërcënimesh kundër qeverisë, me video dhe foto që tregojnë manipulimin e zgjedhjeve të 30 qershorit, ndërsa ka ritheksuar vendosmërinë e forcës politike që drejton se nuk hyn në asnjë palë zgjedhjesh pa u ndëshkuar më parë krimi zgjedhor. “Qëndrimi ynë është i pandryshueshëm, 30 qershori vetëm na motivon më shumë n vendosmërinë tone: largimi i Edi Ramës, ndëshkim të politikaneve që vodhën zgjedhjet në bashkëpunim me krimin dhe të gjithë atyre që organizuan dhe zbatuan farsën e 30 qershorit, qeveri transitore, zgjedhje të lira e të ndershme, parlamentare dhe lokale”, nënvizoi Basha pak ditë më parë. Pra, të gjitha këto veprime të PD, tregojnë qartë se Basha distancohet nga Kryemadhi, sikundër është futja në zgjedhjet lokale të 13 tetorit.

LSI përgatit për 13 tetorin

Por ndonëse kryedemokrati, Lulzim Basha, është shprehur se nuk do të ketë zgjedhje pa largimin e Edi Ramës, duket se LSI po përgatitet për të zbatuar dekretin e fundit të presidentit Ilir Meta. Ka qenë ish-deputetja e Lëvizjes Socialiste për Integrim, Silva Caka, e cila deklaroi dje se LSI do të shkojë në zgjedhjet e 13 tetorit, si datë e dekretuar nga presidenti Ilir Meta. Gjatë një prononcimi për mediat, Caka theksoi se kryebashkiakët e LSI do vijojnë të qëndrojnë në detyrë derisa të shpallen fituesit e 13 tetorit. “Kryebashkiakët e LSI nuk kanë asnjë arsye për të liruar zyrat, pasi janë në zbatim të dekretit të presidentit. Fituesi do ta shpallet pas zgjedhjeve të 13 tetorit. Dekreti i presidentit flet shumë qartë, të gjithë institucionet duhet të vihen në funksion të tij. Duke nisur nga KQZ që duhet të nisë procesin e administrimit menjëherë. Dhe caktimi i datës nga presidenti duhet që në radhë të parë të vërë në lëvizje këtë institucion dhe më pas edhe te kryetarët e bashkive që duhet të vijojnë punën derisa të zgjidhen të rinjtë. Sa i përket mospjesëmarrjes besoj çdo gjë ka qenë shumë e qartë që është bërë në sy të publikut. Presidenti shpalli fillimisht një datë konsultimesh për datën e zgjedhjeve. Kush pati dëshirë shkoi. OSBE e ka shprehur qartë që i vetmi institucion mbi dekretin e presidentit është Gjykata Kushtetuese”, deklaroi Caka.

Rigels Seliman

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here