PD në vështirësi, Basha deklaratë urgjente: Jam më i fortë se kurrë!

0
320

Edhe pse në Shqipëri kurrë nuk kanë votuar 100% të zgjedhësve në lista, opozita vijon t’i bëjë llogaritë me këtë shifër.

Referuar pjesëmarrjes, Lulzim Basha përsëriti se 85% e shqiptarëve duan ndryshimin që krimi të mos diktojë më politikën.

Ai u shpreh se nga dje iu hap rruga kthimit të dinjitetit për qytetarët.

“Marrëzia e 30 Qershorit tregoi se çfarë është i gatshëm Edi Rama të bëjë për pushtetin e tij. Pamjet e të moshuarve apo invalidëve që detyroheshin të votonin janë pasqyra e degradimit total të regjimit” – tha Basha.

Kryedemokrati komentoi edhe raportin paraprak të OSBE/ODIHR ndërsa tha se opozita u përjashtua padrejtësisht nga zgjedhjet.

 “Demokratët dhe shqiptarët e thjeshtë ia dështuan votimet Edi Ramës. Farsa dështoi dhe Partia Demokratike doli më e fortë dhe më e bashkuar nga 30 Qershori. Nga mitingu i 16 shkurtit radhët tona janë shtuar” – deklaroi Basha.

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here