Situata e tensionuar politike/ Zbarkon delegacioni i Kongresit Amerikan në Tiranë, takim me kryeministrin

    0
    385

    Një delegacion i Kongresit Amerikan ndodhet në Tiranë dhe është duke zhvilluar një takim me kryeministrin Edi Rama. Sipas televizioneve informative mësohet se më herët ata kanë zhvilluar një takim me presidentin Ilir Meta.

    Ndërsa takimi i radhës do të jetë në orën 11:15 me kreun e Kuvendit, Gramoz Ruçin.

    Ende nuk dihen detaje, por takimet vijnë në një kohë kur vendi është përfshirë nga kriza politike si dhe në një kohë kur pritet të mbahen zgjedhjet, ndërsa opozita ka dalë nga Kuvendi dhe po proteston.

    Disa ditë më herët presidenti Ilir Meta me anë të një deklarate për mediat tha se është gati të rishikoje dekretin për datën e zgjedhjeve vendore dhe të caktojë një tjetër datë për zhvillimin e tyre, por kryeministri Rama në çdo dalje publike është shprehur i bindur se zgjedhjet do të mbahen më 30 qershor.

    LEAVE A REPLY

    Please enter your comment!
    Please enter your name here