“Shumë e eksituar je”/ Gjinushi nxjerr prapaskenat e përplasjes me gazetaren e “Tv Klan”: Ishte e revoltuar dhe…

0
385

Incidenti mes Kryetarit të Akademisë së Shkencave dhe gazetares Enkelejda Mema, sipas Gjinushit është keq interpretuar.

Skënder Gjinushi thekson se në bashkëbisedim përdori kriterin e proporcionalitetit duke nënkuptuar se incidenti mes tyre ndodhi pasi gazetarja ishte e revoltuar.

Gjinushi shprehet se s’do kishte kandiduar nëse nuk do ishte shtyrë pothuajse nga të gjithë anëtarët e Akademisë së Shkencave. Zërave që e veçojnë nga shkenca ju përgjigjet se ndihet si Zinedin Zidan që nuk luan më futboll, por është trajner.

Në takimin e parë me Edi Ramën në cilësinë e Kreut të Akademisë së Shkencave e ka këshilluar Kryeministrin që zgjidhja me opozitën të gjendet me dialog dhe më pas të merren masa. Komentet kryetari i ri i Akademisës Shkencave, Skënder Gjinushi i bëri në studion e emisionit “Politika Online”.

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here