Google search engine
Home Sport 25 mln euro ofertë për Ernest Muçin nga Anglia, Luis Hasa i...

25 mln euro ofertë për Ernest Muçin nga Anglia, Luis Hasa i bashkohet Frozinones

0
34

Disa prej lojtarëve tanë po shqyrtojnë ofertat që kanë marrë në treg gjatë ditëve të fundit dhe nga këto oferta po tundohet edhe sulmuesi Mirlind Daku. Por ka të tjerë që kanë marrë interesime edhe nga Anglia. Kështu, Ernest Muçi është shfaqur sërish në skenë. Futbollisti i Trabzonsporit tregohet në radarin e Aston Vilës, që sipas “Epirote Report” ka kërkuar informacion për 25vjeçarin.

Po ashtu shtohet se marrëveshja totale do të shkonte 25 deri në 30 milionë euro, ndërsa fillimisht mund të afrohet në Premier Ligë si huazim. Më pas informacioni i shtuar është i gabuar, duke qenë se tregohet që Trabzonspori pagoi 12 milionë euro për transferimin nga Beshiktashi. Në fakt bëhet fjalë për 9,5 milionë euro në total. Në Turqi nuk kanë ngurruar që të shkruajnë menjëherë artikull. Bëhet fjalë për “Taka Gazete” që shpërndan lajme nga Trabzoni, ndërsa është ndalur nga lajmi i përhapur në rrjetet sociale.

Fakt është se emri i mesfushorit me tipare sulmuese është lidhur edhe më parë me Aston Vilën. Trabzonspori ndërkohë nuk duket se do të nxitohet, duke qenë se Muçi ka kontratë të vlefshme deri në vitin 2029 me opsion rinovimi edhe një vit tjetër.

Luis Hasa kalon testet te Frozinone

Luis Hasa është zyrtarisht një lojtar i Frozinones. Klubi i Seria A e ka prezantuar me kontratë të vlefshme deri në vitin 2030. Napoli vendosi të shiste kartonin e Hasës.

Kujtojmë se më parë e afronte për shifrën e 500 mijë eurove. Hasa ishte për herë të fundit pjesë e Karrarezes në Serinë B. Aty ku qëndroi i huazuar dhe bëri mjaft mirë. Mesfushori ndërkohë do të luajë në Seria A, pikërisht te Frozinone që ia doli të rikthehet në elitë. Trajneri Masimiliano Alegri nuk e kishte në planet e tij pasi nuk e përfshiu në miqësoren e fundit. Hasa është pjesë e Kombëtares shqiptare që nga qershori. Trajneri Maran madje i dha mundësinë për të debutuar.

Jasir Asani bën “prapa-kthehu”, i bashkohet Esteghalit në Iran

Jasir Asani do të rikthehet tek Esteghlal. Referuar mediave sportive palët kanë arritur marrëveshjen, që Asani të luajë sërish në Iran. Disa ditë më parë u raportua për prishjen e kontratës nga ana e Asanit. Ndërkohë situata ka ndryshuar dhe sulmuesi i Kombëtares do t’i bashkohet Esteghlalit. Rreth 850 mijë euro u paguan në verën e kaluar, për transferimin nga Guangju. Asani ndërkohë shënoi 13 gola, ndërsa regjistroi 29 paraqitje.

Me Esteghlal qëndroi besnik gjatë një periudhe mjaft të vështirë. Asani nuk luante prej fundit të muajit shkurt, ndërsa lufta në Lindjen e Mesme ndaloi aktivitetet në Iran. “Hasa ishte për herë të fundit pjesë e Karrarezes në Serinë B. Aty ku qëndroi i huazuar dhe bëri mjaft mirë. Mesfushori ndërkohë do të luajë në Seria A, pikërisht te Frozinone që ia doli të rikthehet në elitë…..”

Kalimi i Dakut te Spartak Moskë nuk shihet me efikasitet

Sulmuesi Mirlind Daku, i cili në edicionin e kaluar në elitën ruse i shënoi dhjetë gola në 24 ndeshje, vazhdon të jetë prej emrave të përmendur për këtë afat kalimtar veror.

Daku aktualisht është pjesë e Rubin Kazanit, ndërsa mediumet ruse kanë shkruar se Spartaku i Moskës mund të bëj lëvizje për t’i siguruar shërbimet e tij. Por, ish-reprezentuesi i Rusisë, Vladislav Radimov, ka deklaruar për “RB Sport” se Daku nuk i plotëson standardet e kërkuara nga Spartaku. Ai ka thënë se Spartaku ka më shumë nevojë për lojtarë të shkathët dhe ekipor. Radimov ka theksuar se dyshon që Daku mund ta përforcojë ekipin. 28-vjeçari Daku vlerësohet afro nëntë milionë euro, ndërsa ka kontratë me Rubinin deri në vitin 2029.

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here