Sherri në parkingun e hotelit në Sauk/ Plagoset 27-vjeçari, policia nxjerr detajet si u largua menjëherë autori dhe gjendja e të riut

0
270

Një 27-vjeçar është plagosur me armë zjarri në Tiranë.

Sipas policisë ngjarja ka ndodhur në afërsi të një parkingu të një hoteli në Sauk.  Mësohet se gjatë një konflikti të çastit për motive ende të paqarta, shtetasi N.N dyshohet se ka plagosur me armë zjarri jashtë  rrezikut për jetën shtetasin E.M.,27 vjeç, banues në Tiranë.

Njoftimi i plotë:

Tiranë/Informacion paraprak

Në afërsi të një parkingu të një hoteli në Sauk, gjatë një konflikti të çastit për motive ende të paqarta, shtetasi N.N dyshohet se ka plagosur me armë zjarri jashtë  rrezikut për jetën  shtetasin E.M.,27 vjeç, banues në Tiranë .

Grupi hetimor ka shkuar në vendngjarje dhe  po punon për zbardhjen e rrethanave tê ngjarjes.

Shërbimet e Policisë po krehin zonën dhe kanë ngritur pika kontrolli për kapjen e autorit i cili është shpallur menjëherë  në kërkim policor

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here