Me qindra serbë i kanë bllokuar rrugën Njësisë Speciale gjatë aksionit në orët e para të mëngjesit në veri të Mitrovicës.
Siç shihet nga pamjet e publikuara nga mediat në Kosovë, rruga e Njësisë Speciale është bllokuar me goma të cilat janë djegur për të penguar këto njësi në aksionin e tyre.
Deri më tani Policia ka njoftuar se një efektiv i PK-së ka mbetur i plagosur dhe ka dhjetëra të arrestuar e në mesin e tyre edhe kreu i i Policisë së Zubin Potoku.
Arrestimi i këtij të fundit ka bërë që serbët të dalin në rrugë.












































