Atentati në Vlorë, flasin banorët e zonës: I njihja të dy, por …

0
458

Një antenat me armë zjarri ka tronditur në orët e para të mëngjesit fshatin Poro të Vlorë.  Dy të rinj teksa po ktheheshin me motor drejt shtëpive të tyre kanë rënë  në pritë të një atentati, ku si pasojë  22-vjeçari Sotirqa Mhilli ndërroi jetë rrugës për në spital, ndërsa i plagosur rëndë ka mbetur Eno Mata 32-vjeç.
 

Në zonë kanë mbërritur edhe forca të FNSH, të cilat  kanë nisur krehjen e zonës për gjetjen e autorëve. Sipas policisë personi i plagosur Eno Mataj që dyshohet të jetë edhe shenjestra e atentatit kishte pak më shumë se 6 muaj i kthyer nga Greqia ku edhe ishte i dyshuar e dënuar për grabitje.
Aleksandër Mata ose i njohur ndryshe si Eno Mata bashkë dyshohet se është një nga autorët e vrasjes së avokatit grek, Mihalesi Zafeiropoulos.

Banorët e fshatit Poro janë tronditur nga atentati që la të vrarë gjëtë 22-vjeçarin Sotiraq Mëhilli dhe u plagos rëndë shoku i tij Eno Mata 32-vjeç.
Sipas tyre të dy djemtë ishin me sjellje të mirë në fshat. Ata tregojnë se i njihnin dhe nuk kishin sjellë probleme për komunitetin ku jetonin.

“Nuk e njihja si fytyr viktimën. Familje shumë e mirë. Babai i ka vdekur nga një sëmundje e keqe. Ndërsa Eno Mata thonë se ka jetuar në Greqi. Andej nuk e di si është sjellur. Tani e morëm vesh në mëngjes. Janë familje shumë të mira. Eno është rritur këtu familje shumë e mirë” ka deklaruar një banore e fshatit Poro.
 

“I njihja të dy. Shumë të sjellshëm djem në punë të tyre punëtor. Njëri nga ata vetëm të jëmën ka. Po vija me qumështin dhe thërrita. Pashë policinë aty. Nuk e di për të shtëna. Punë bujqësie merreshin. Familjen e ka në Greqi Eno Mata. Nuk di gjë, ai ka qënë ktu kemi patur muhabet, djalë i sjellshëm. Prindërit i ka të mirë” është shprehur një banorë tjetër. 

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here