Katër deputetë të PS dhanë dorëheqjen për të kandiduar në zgjedhjet lokale të 30 qershorit.
Deputetët janë zëvendësuar sot nga katër të tjerë duke marrë miratimin e KQZ. Kështu, Rakip Suli la mandatin për të kandiduar për bashkinë e Kamzës por tashmë vendin e tij e ka zënë Eljo Hysko i FRESSH.
Pjerin Ndreu la gjithashtu mandatin e deputetit për të kandiduar për Bashkinë e Lezhës ndërsa vendin e tij do e zërë Adriana Jaku nga lista shumëemërore e PS.
Nuri Belba është një tjetër deputet i dorëhequr i cili synon bashkinë e Prrenjasit. Sot ai është zëvendësuar nga Florenc Spaho, tashmë deputet i qarkut të Elbasanit.
Ilir Xhakolli zgjodhi gjithashtu të lerë Kuvendin për t’iu futur garës për bashkinë e Pogradecit.
KQZ vendosi t’i japë mandatin e tij, kandidatit të radhës në listën shumemërore të PS nga qarku i Korçës, Ardit Konomi.