A do të shtyhen zgjedhjet? Kryeministri Rama flet për negociatat me opozitën dhe tregon datën e saktë: E ka miratuar edhe presidenti!

0
305

I pyetur nga gazetarët e pranishëm në konferencë në lidhje me negociatat për shtyrjen e zgjedhjeve, kryeministri Rama mbajti një qëndrim mjaft të prerë.

Rama tha se nuk ka negociata për shtyrjen e zgjedhjeve sepse në asnjë moment nuk do të negociohet për shkeljen e Kushtetutës.

“Negociata nuk ka për shtyrjen e zgjedhjeve. Kemi marrëveshje në vitin 2017, por nuk e negociuam dhe e rrezikuam që në mënyrën e parë shkeljen e Kushtetutës. Këto nuk shtyhen asnjë sekondë, pasi mes 23 dhe 30 Presidenti zgjodhi 30. Zgjedhjet e qershorit do të mbahen në 30 dhe në këtë pikë unë nuk kam aspak të drejtë të fantazojë sepse është Kushtetuta ajo që e përcakton këtë.

Unë kam të drejtë të flasë në emër të një shumice dh kjo shumicë nuk e negocion dot shkeljen e Kushtetutës”, u shpreh Rama.

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here