Nesër para Gjykatës për tu njohur me masën, mjekët i bëjnë Balliut ekspertizën në qeli, çfarë është përpiluar në raport

0
427

I arretuar një ditë më parë, ish-deputeti i PD-së, Klevis Balliu akuzon policinë për dhunë gjatë shoqërimit për në komisariatin nr. 6 pas protestës te Astiri, ku u tentua të pengohet eskorta e kryeminstrit Rama.

Balliu madje ka kërkuar një aktekspertim për dhunën, të kryer tashmë nga mjekët ligjorë, të cilët kanë përpiluar një raport dhe e kanë dërguar atë në Prokurori.

Balliu akuzohet për veprat penale “kundërshtim me dhunë ndaj punonjësve të policisë”, “prishje e qetësisë publike” dhe “pengim i qarkullimit të mjeteve të transportit”.

Ish-deputeti po mbahet në Drejtorinë e Policisë së Tiranës ndërsa nesër pritet të përballet në Gjykatë me akuzat e ngritura.

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here