Anulohet takimi Pompeo-Merkel

0
416

Departamenti amerikan i Shtetit, ka njoftuar sot se është anuluar takimi mes Sekretarit amerikan të Shtetit, Mike Pompeo dhe kancelares gjermane Angela Merkel. Pompeo është dashur sot të takohet në Berlin me kancelaren Merkel dhe ministrin gjerman të Punëve të Jashtme, Heiko Maas, kurse Departamenti amerikan nuk ka specifikuar se për çfarë arsye është anuluar takimi, As në kabinetin e Merkelit e të Maasit nuk kanë komentuar anulimin e këtij takimi.  E gjatë dy ditëve të fundit Pompeo ka marrë pjesë në samitin e Finlandës ku kanë marrë pjesë liderët e vendeve të Arktikut. “Pompeo i gëzohet takimi që do të ndodhë në Berlin, ku do të zhvillohen edhe disa takime tjera”, thuhet në komunikatën e Departamentit amerikan të Shtetit

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here