Pas takimit me kryetaren e LSI Monika Kryemadhin, mësohet se Basha do të mbledhë sërish koalicionin opozitar në selinë blu.
Raportohet se mbledhja do të zhvillohet në orën 16:00, ku do të diskutohet dhe do të ndahen detyrat e secilit prej aleatëve për qeverinë tranzitore.
Ndërkohë në një deklaratë për shtyp kreu i PD theksoi se paraditen e nesërme në orën 11:00 do të bëjnë publike detyrat e qeverisë tranzitore që sipas tij do të sigurojnë zgjedhje të lira.
Gjithashtu Basha theksoi se largimi i Edi Ramës është kusht i panegociueshëm që do të çojë në qeveri tranzitore.