Komisioni Qendror i Zgjedhjeve i ka dhënë mandatin e deputetit kandidatit të LSI-së për qarkun e Beratit, Klajdi Qama.
Në mbledhjen e zhvilluar sot komisioni ka vendosur dhe regjistrimin e partisë Bindja Demokratike në zgjedhjet e 30 qershorit.
Në rendin e ditës ishte njoftuar dhe mandatimi i Qamës i cili e çon në 14 numrin e deputetëve të LSI-së në Kuvendin e Shqipërisë, pas dorëzimit të mandateve të deputetëve të këtij grupi parlamentar.
Numri total i deputetëve në Kuvend arrin në 110, ndërsa mbeten bosh dhe 30 mandate të tjera nga opozita.