Grabitën miliona euro në Rinas, zbulohet lidhja e Klement Çalës me Admir Muratajn

0
512

Në dëshminë që Alkond Bengasi, bashkëpunëtor i drejtësisë, ka dhënë para prokurorëve për Krime të Rënda, ka treguar gjithçka që dinte rreth grabitjes së ndodhur më 9 prill në pistën e Aeroportit të Rinasit.

Por përveç detajeve që ai shpjegon në lidhje me personat e përfshirë në grabitje, nxjerr në pah edhe një të dhënë që nuk dihej më parë.

Megjithëse në kërkim për grabitjen e mëparshme në Rinas, Admir Murataj, i cili thirrej ndryshe edhe “daja”, bënte një jetë luksoze në një nga zonat më të preferuara të kryeqytetit të Liqeni i Thatë. Madje ai ishte fqinj me Klement Çalën dhe sipas dëshmisë së Alkond Bengasit lëviznin gjithmonë të armatosur.

“Dua të shpjegoj se Klement Çala kishte një banesë afër shtëpisë time te Liqeni i Thatë, si dhe Klementi më ka thënë se edhe “daja” që nënkuptonte Admir Muratajn, e ka shtëpinë përballë pallatit tim në anën tjetër të Liqenit të Thatë”.

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here