Ambasadori i OSBE, Bern Borchartd pas një takimi me studentet e universitetit të Shkodrës “Luigj Gurakuqi” deklaroi se po nxit opozitën dhe qeverinë për dialog.
Borchartd ka theksuar se OSBE kërkon që të gjitha forcat politike të marrin pjesë në zgjedhjet.
“Po tentojmë në çdo forme qe te ketë bisedime. Duam që te gjithë faktorët politik të marrin pjese ne zgjedhje.
Është e pamundur për mua që të shikoj te ardhmen se çfarë mund te ndodh në Shqipëri.
Të gjitha partitë kane patur përfaqësues në KQZ dhe i kane njohur zgjedhjet e vitit 2017”, ka thën Borchartd.