Shkatërrohet grupi i kokainës në Elbasan dhe Tiranë, arrestohen 6 persona, sekuestrohet 500 gramë kokainë

0
1434

Policia e Shtetit në Bashkëpunim me Prokurorinë e Krimeve të Rënda dhe forcat RENEA kanë zhvilluar një operacion antidrogë, ku kanë vënë në pranga 9 persona. Mësohet se mes të arrestuarve dy janë vajza. Operacioni është zhvilluar në qytetin e Elbasanit dhe në kryeqytet. Burime bëjnë me dije se në sajë të këtij operacioni janë shkatërruar dy grupe kriminale që e kishin shtrirë aktivitetin e tyre kriminal në qytetet e lartpërmendura. Sipas burimeve mësohet se gjatë këtij operacioni përfundoi në pranga një emër i njohur për policinë, më konkretisht policia arrestoi Klajdi Gjecin, i cili njihet si mik i Emiljano Shullazit. Gjithashtu mësohet se në sajë të këtij operacionit janë arrestuar dhe disa persona që kanë pasur lidhje me një grup të fuqishëm kriminal. Burime nga Policia e Shtetit bëjnë me dije për gazetën “Sot”, bëjnë me dije se gjatë këtij operacioni u sekuestruan 550 gram kokainë. Në sajë të këtij operacioni në pranga përfunduan shtetasit Klajdi Gjeci dhe Klaudjo Trungu; Agron Qafa; Skënder Pëllumbi; Lavdosh Demaj; Lorenco Gjini. Gjithashtu u vunë nën hetim shtetasit me inicialet A. Ll., O. O., dhe A. F.. Shtetasit e arrestuar në bashkëpunim me njëri-tjetrin shpërndanin kokainë në qytete si Tirana Elbasani dhe Fieri. Ata ja jepnin kokainën personave të tjerë të cilët e ndanin në dhe e shisnin në doza të vogla. Mësohet se në kryeqytetet koka e grupit ishte Klajdi Gjeci, ndërsa në qytetin e Elbasanit Levdosh Dmeaj, i cili është edhe kreu i një grupi seksioni të PD në Elbasan. Grupi i tij u arrestua dje në qytetin e Elbasanit në një lokal në lagjen “Shënkoll”, i cili është në pronësi të Demajt, ku edhe është bërë shkëmbimi i kokainës. Ndërsa Gjeci shpërndante drogë në lagjet kryesore të kryeqytetit, ku përfshihen Tirana e Re, Stadiumi Dinamo dhe zona e Bllokut. Burime bëjnë me dije se ky grup ishe nën vëzhgim prej katër muajsh dhe se gjatë kësaj periudhë policia ka mjaftueshëm prova; foto dhe përgjime që implikojnë këtë grup. Policia ka shtrirë hetimet edhe në persona të tjerë të dyshuar si pjesë e trafikut të drogës, të cilët merreshin me shpërndarjen dhe shitjen e kokainës.

Kokat e grupit me precedent penal

Dy kokat e grupit Klajdi Gjeci dhe Lavdosh Demaj janë emra të njohur për policinë. Gjeci është një person me precedent të theksuar kriminal, ndërsa Demaj është arrestuar edhe më parë për drogë. Ndërsa Kajdi Gjeci i arrestuar dje me kokainë në Tiranë është një personazh i njohur për drejtësinë shqiptare. Ai ka qenë i akuzuar nga policia dhe prokuroria për disa ngjarje kriminale. Në 18 janar 2018 Gjeci u arrestua, pasi akuzohej si personi që i vendosi tritol në automjet një biznesmeni pranë Kodrave të Liqenit, por u lirua për mungesë provash. Shtatë vite më parë, më konkretisht në vitin 2012 ai u arrestua për armëmbajtje pa leje, ndërsa në 2015 për plagosje të rëndë me dashje, por në të dyja rastet çështjet janë pushuar. Për armëmbajtjen pa leje 31-vjeçari u lirua pasi sipas vendimit, Policia nuk kishte marrë leje në Gjykatë për të hyrë në banesë, aty ku iu gjet edhe pistoleta. Për plagosjen në maj të 2015, Klajdi Gjeci u lirua pasi personi i dëmtuar Enton Nushaj tërhoqi padinë. Ndërsa në dhjetor 2015 Klajdi Gjeci dyshohet se u mor peng nga 3 persona. Të arrestuarit dhe vet Gjeci dhanë dëshmi të paqarta, çka solli edhe lirimin e tyre, pasi Klajdi Gjeci tha se nuk i njihte personat e arrestuar. Ndërkohë menjëherë pas këtij operacioni Drejtuesit e organeve ligjzbatuese në vend zbarkuan në Elbasan. Ministri i Brendshëm, Sandër Lleshaj, kreu i SHIK, Drejtori i Përgjithshëm i Policisë, Ardi Veliu, drejtuesja e Prokurorisë së Elbasanit dhe Drejtuesit e Drejtorisë Vendore Elbasan zhvilluan një takim me prefektin, Gledian Llatja.

Elvis Myrta

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here