Bleona Qereti rikthehet me ‘tërmetin’ e radhës, zbulon si e kanë kopjuar personazhet e famshëm

0
563

Bleona Qereti prej vitesh vazhdon në Amerikë karrierën e saj si këngëtare. Bleona ka marrë pjesë në shumë programe televizive apo evenimente të rëndësishme.

Eventi i fundit i Bleonës ka qenë nata e ndarjes së çmimeve Oscar ku ylli shqiptar mahniti me fustanin dizenjuar nga stilisti shqiptar Valdrin Sahiti. Bleona siç duket ka marrë skuadër shqiptare, pasi ka zgjedhur si grimiere Lili Ismailin dhe fotograf Eugenio Qosen. Bleona e ka publikuar vetë foton që duket që është realizuar përpara ceremonisë së ndarjes së çmimeve.

Kujtojmë që Bleona Qereti ka qenë edhe vitin e kaluar në natën e e madhe të ndarjes së çmimeve Oscar, ku tërhoqi vëmendjen me fustanin e saj rrjetë i cili nuk i linte shumë vend imagjinatës. Kanë qenë të shumta mediat e huaja që komentuan veshjen e këngëtares shqiptare.

Sigurisht, Bleona ka një ekip që mendon për këto dhe mesa duket, veshjet e saj kanë qenë aq të arrira, saqë kanë shëbyer si frymëzim për përsonazhet e famshëm.

Ditën e sotme, këngëtarja ka publikuar disa foto në ‘Instastory’, ku krahason veshjet e saj me ato të Rihanna-s, Britney Spears, Jennifer Lopez, Khloe Kardashian dhe Lady Gaga.

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here