Kush është i dyshuari kryesor për vrasjen e Jurgen Kurtit? Zbulohet FOTO e ekzekutorit të 26 vjeçarit

0
362

Publikohet foto e autorit të dyshuar për vrasjen e Jurgen Kurtit. BW tregon se në foto është Klodian Bane (Buxhaku), 37 vjec, i shpallur në kërkim si i dyshuari kryesor për vrasjen e 26-vjecarit Kurti, pak ditë më parë në rrugën ‘Zef Jubani’ në Tiranë.

Pamjet e kamerave të sigurisë e disa mesazhe telefonike, janë provat e forta që implikojnë në krim Klodian Banen, dhe tre të arrestuarit, Olsi Qalliaj, Elsi Levendi dhe Alesio Berberi, si bashkëpunëtorë në atentatin ndaj Kurtit.

Pas ekzekutimit të 26-vjecarit, hetuesit u vunë në ndjekje të një makine tip Mercedez Benz, ‘E Clas’, ngjyrë gri, e cila u përdor nga autorët për t’u larguar nga vendngjarja. Referuar pamjeve, automjeti rezultoi të ishte në pronësi të Klodian Banes.

Ekzekutimi i Kurtit është filmuar. Nga pamjet dallohej qartë se prej Benzit dilte një person dhe pasi merr diçka në dorë, bën veprime të njëjta me ato të qitjes me armë. Megjithatë në dosje nuk del i qartë motivi i ekzekutimit të Kurtit dhe kush ishte porositësi i krimit, pasi dyshimet janë për një vrasje me pagesë.

foto_e_autroitrt.jpg

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here