Shkarkoi 20 zyrtarë të lartë, reagon i irrituar Gent Cakaj dhe bën deklaratën e fortë

0
303

Vetëm pak pasi shkarkoi 20 punonjës të ministrisë së Jashtme, ministri në detyrë Gent Cakaj ka reaguar sërish në Twitter.

Cakaj ka shprehur irritim ndaj atyre që i quajtën shkarkimet e tij fshesë, teksa thotë se është një investim në burimet njerëzore për të përmirësuar shërbimin e përfaqësimit diplomatik, patriotik dhe europian.

‘Reforma në administratën e @AlbanianDiplo nuk është « fshesë » por një investim në ato burime njerëzore që meritojnë ta vënë ekselencën e formimit dhe dijes së tyre në shërbim të një përfaqësimi diplomatik patriotik dhe europian’, shkruan ministri në detyrë.

Por vlen për t’u theksuar fakti se ende nuk ka bërë transparencë për listën e të shkarkuarve nga detyra.

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here