Grabitja e blindave të bankave, burg bandës me 9 persona, zbuloni me sa u dënua secili ( EMRAT)

0
323

Gjykata e shkallës së parë për Krime të Rënda, duke deklaruar fajtor 9 anetaret e bandës që bënë grabitjet e bujshme të blindave me para të bankave, ka dhënë sot dënimet për secilin.

Kështu, i pandehuri Dash Kupa është dënuar përfundimisht me 27 vjet burgim, Ernest Kupën me 26 vjet burgim, Neim Avdylaj me 26 vjet burgim, Ditjon Memlika dhe Admir Cerpja (bashkëpunëtorë të drejtësisë) me 8 vjet e gjashtë muaj, Fatjon Xhyliu me 21 vjet burgim, Dritan Sinani me 20 vjet burgim dhe Aleksandër Murataj me 19 vjet burgim.

Ndërkohë që në aplikim të gjykimit të shkurtuar secilës prej masave të dënimit i zbritet një e treta.

PROKURORIA 

Prokuroria për Krime të Rënda ka përcjellë për gjykim në Gjykatën e Shkallës së Parë për Krime të Rënda, për t‘u gjykuar çështjen penale me numër nr. 63/1 e viti 2017 kundër të pandehurve :
1. Admir Nikaj (Murataj) – I akuzuar për veprat penale “Vjedhja e bankave” më shumë se njëherë, “Prodhim i mbajtjes pa leje të armëve luftarake” në formën e grupit të strukturuar, “Krijimit dhe pjesëmarrjes në grup të struktuaruar kriminal”,(dt 03.12.2015; 13.02.2015 dhe 09.02.2017) të parashikuar nga nënët 136/2, 278/1,28/4, 333/a/1, 2 dhe 334/1 të Kodit Penal;

2. Dash Kupa,

3. Ernest Kupa,

4. Neim Avdulaj,

5. Ditjon Memlika,

6. Admir Çerpja, – Të akuzuar për veprat penale “Vjedhja e bankave”, më shumë se njëherë (per episodet e datave 03.12.2015, 09.02.2017) “Prodhim i mbajtjes pa leje të armëve luftarake” në formën e Grupit të strukturuar, “Pjesëmarrjes në grup të struktuaruar kriminal”, të parashikuar nga nënët 136/2, 278/1, 28/4, 333/a/2 dhe 334/1 të Kodit Penal;

7. Fatjon Xhyliu – I akuzuar për veprat penale “Vjedhja e bankave”, në një epissod ( atë të datës 03.12.2015) “Prodhim i mbajtjes pa leje të armëve luftarake” në formën e grupit të strukturuar, “Pjesëmarrjes në grup të struktuaruar kriminal”, të parashikuar nga nënët 136/1, 278/1, 28/4, 333/a/2 dhe 334/1 të Kodit Penal;

8. Dritan Sinani,

9. Aleksandër Murataj – Të akuzuar për veprat penale “Vjedhja e bankave”, në një episod atë të datës 09.02.2017 “Prodhim i mbajtjes pa leje të armëve luftarake” në formën e grupit të strukturuar, “Pjesëmarrjes në grup të struktuaruar kriminal”, të parashikuar nga nënët 136/1, 278/1, 28/4, 333/a/2 dhe 334/1 të Kodit Penal.

EMRAT, AKUZAT DHE DENIMET 

Në përfundim të Gjykimit, më datë 25.03.2019 në seancën e djeshme gjyqësore Gjykata e shkallës së parë për Krime të Rënda ka deklaruar fajtor të pandehurin Dash Kupa për të gjitha akuzat e ngritura nga organi i akuzës duke e dënuar përfundimisht me 27 vjet burgim, Ernest Kupën me 26 vjet burgim, Neim Avdylaj me 26 vjet burgim, Ditjon Memlika dhe Admir Cerpja (bashkëpunëtorë të drejtësisë) me 8 vjet e gjashtë muaj, Fatjon Xhyliu me 21 vjet burgim, Dritan Sinani me 20 vjet burgim dhe Aleksandër Murataj me 19 vjet burgim. Në aplikim të gjykimit të shkurtuar secilës prej masave të dënimit i zbritet një e treta.

Gjykimi i kësaj cështje penale u bë për tre fakte penale të ndodhura:
1. Më datë 12.02.2015 kur ishte vjedhur dega e Bankes ku sasia e parave të vjedhura ishte në masën 900 000 Franga Zvicerane, 800 000 Paund Britanik dhe 16.100 Euro, e paketuar në katër qese, vjedhje e ndodhur në zonën e Stacionit të Trenit Tiranë nga persona të armatosur;
2. më datë 03.12.2015 kur ishte vjedhja e nje tjeter banke, sasia e parave prej 1 800 000 Paund Britanik, 800 000 Dollarë Amerikanë, 200 000 Dollarë Kanadezë dhe 200 000 Dollarë Australianë, vjedhje e ndodhur në kohën kur paratë transportoheshin me mjete të blinduara në drejtim të Rinasit, poshtë Qafë Kasharit, Tiranë nga persona të armatosur.

3. më datë 09.02.2017 kur ishte vjedhur nje tjeter banke  ku sasia e parave të vjedhura ishte në masën 2 400 000 (dymilion e katërqind mijë) Euro, 200 000 Dollarë Amerikanë, 260 000 Paund Britanik, 85 000 Franga Zviceranë, 30 000 Dollarë Australianë dhe 30 000 Dollarë Kanadezë, e paketuar në tetë thasë, vjedhje e ndodhur kur paratë po transportoheshin gjatë rrugës për në Rinas në vendin pranë fshatit Domje, Tiranë nga persona të armatosur.

Provat që u grumbulluan gjatë një hetimi të plotë, objektiv dhe të gjithanshëm , me deklarimet e mbi 100 personave, administrimin e pamjeve filmike të banesës së Admir Muratajt – që është i pandehuri kryesor dhe organizator i të tre episodeve kriminale, administrimin e një sërë aktesh ekspertimesh teknike e kompiuterikë, këqyrje të vendeve të ngjarjes etj, prova të cilat u cilësuan të ligjshme nga ana e Gjykatës dhe mbi bazën e të cilave u konkludua në fajësinë e të gjithë të pandehurve. Për të pandehurin Admir Murataj, për shkak se ai është në gjykim në mungesë, është vendosur pezullimi i gjykimit dhe i takon një faze të mëvonshme gjykimi i tij sipas rregullave proceduriale të reja mbi gjykimin në mungesë (parashikuar nga Kodi i Procedurës Penale i ndryshuar në vitin 2017).

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here