Rudina Hajdari hidhet në aksion, merr pjesë në mbledhjen e rëndësishme dhe ka një kërkesë për kryeministrin Rama

0
522

Teksa nuk pranoi të dorëzojë mandatin, deputetja Rudina Hajdari vijon punën e saj rregullisht. Hajdari ishte sot e pranishme në mbledhjen e Komisionit të Integrimit, ku është diskutuar për projekt rezolutën për integrimin.

Të pranishëm po ashtu në mbledhje ishin edhe dy deputete të reja të LSI.

Ndërkaq, në mbledhje është vendosur që projekt rezoluta për integrimin të shqyrtohet më 2 prill, ndërsa me 27 mars seancë dëgjimore me ministrin Gent Cakaj.

Gjatë fjalës së saj, Hajdari tha se kërkon më shumë kohë për t’u njohur me këtë pr/rezolutë. Ndërsa, ka kërkuar që në mbledhjen e 2 prillit të jetë i pranishëm edhe kryeministri Edi Rama.

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here