‘Parti e çizmeve dhe bojës’, Ralf Gjoni shpërthen ndaj Monika Kryemadhit

0
330

Sulmi i sotëm me bojë ndaj tij e ka irrituar së tepërmi Ralf Gjonin me partinë e tij LSI-në, duke nënkuptuar se është ajo që qëndron pas këtij akti.

Në një dalje për mediat pas mbylljes së seancën plenare, Gjoni i cili bëri sot betimin në Kuvend si deputet, tha se nuk e kishte menduar kurrë që partia e tij do të shndërrohej në një parti desintegruese.

Ralf Gjoni: Nuk e kisha imagjinuar asnjëherë në ëndrrat e mia më të largëta që kjo parti mund të shkonte drejt des-integrimit dhe drejt një axhende pa krye të çizmeve, të bojërave dhe të thirrjeve për destabilizim dhe prishje të rendit kushtetues dhe rendit publik. Axhendë që njerëz të llojit tim nuk e mbështesin dot, jemi për të ardhmen, shpresën, për ata njerëz që deri sot nuk kanë gjetur një përfaqësim dinjitoz në këtë parlament.

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here