Zv/ministrja e Brendshme Romina Kuko, e ftuar në studion e “Top Talk” ka informuar se gazi lotsjellës i përdorur në protestë është blerë në vitin 2011, kur vendi drejtohej nga e djathta, duke hedhur poshtë akuzat e PD se është përdorur lënde ushtarake helmuese.
“Këto janë akuza qesharake, ato janë përdorur nga opozita në vitin 2011. I bie që opozita ka paditur vetveten në polici”, tha ajo.
Ndërkohë ajo ka nxjerrë edhe dokumentin për blerjen e kësaj sasie lënde lotsjellëse, i cili tregon se kjo lëndë është e blerë në vitin 2011.
