George W. Bush: Emigracioni është bekim dhe forcë

0
620

Ish-presidenti i Shteteve të Bashkuara, George W. Bush, u tha shtetasve të rinj amerikanë në një ceremoni të natyralizimit se “emigracioni është bekim dhe forcë”, pavarësisht politikave të ndërlikuara. Bush dhe ish-Zonja e Parë, Laura Bush, folën para 51 njerëzve nga më shumë se 20 shtete në një ceremoni në Dallas të Teksasit. Ai i tha grupit se shpreson që “ata që janë përgjegjës në Uashington, do të qetësojnë retorikën, do të lënë politikën mënjanë dhe do t’i modernizojnë ligjet e migrimit”. Komentet vijnë në kohën e një debati të thellë në SHBA mbi politikat e migrimit. Presidenti Donald Trump është zotuar se do të ndërmarrë masa ndaj migrimit edhe të ligjshëm, edhe të paligjshëm, duke thënë se ai do që njerëzit të migrojnë në bazë të një sistemi meritash. Bush, republikan sikurse edhe Trumpi, ka qëndruar kryesisht jashtë debatit politik që nga përfundimi i mandatit më 2009.Ai bëri thirrje për, siç tha, reformën e ligjeve “të vjetëruara dhe joefektive” të migrimit dhe tha se “kufijtë nuk janë arbitrarë dhe duhet të respektohen”.

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here