Olta Daku, si Shirli Valentina te “arTurbina”

    0
    557

    Komedia e njohur e Willy Russell “Shirli Valentina” do të jetë për publikun në katër net me radhë  në “arTurbina”. Me regji nga Driada Dervishi dhe interpretim nga Olta Daku vepra vjen në skenë në datat 21, 22, 23, dhe 24 mars. Për aktoren Olta Daku personazhi i Shirlit rri shumë mirë tek ajo. Vepra e vënë në shumë skena të botës është edhe fituese e çmimit “Lorenc Oliver” si komedia më e mirë e vitit 1988. Përmes humorit tregohet një udhëtim i jashtëzakonshëm i një gruaje të zakonshme. “Jam shumë e lumtur që Shirli Valentina vjen përsëri” shprehet protagonistja Olta Daku. Vepra është përkthyer nga Artur Lena, kostumet nga Laedia Hajdari, koreograf Elton Cefa, muzika Julian Shyti dhe as/regjisor Besmir Bitraku. Olta Daku një nga aktoret e suksesshme e viteve të fundit në teatër, rikthehet sërish në skenë, por këtë herë do të shndërrohet në personazhin e njohur anglez. Një meso grua shtëpiake, e cila zbulon veten dhe ato çfarë i kishin munguar më shumë, gjatë një vizite për pushime në Greqi. Vepra e shkruar në vitet 1986 është e mbushur me fraza që kërkojnë rizgjimin e jetës së një gruaje që deri në ato momente i ishte përkushtuar shtëpisë. Shirli Valentina, vjen nga një aktore që mishëron si humorin ashtu dhe ngrohtësinë, si vrullin ashtu dhe kurajon, si sarkazmën e po aq natyrshëm dhe autoironinë. Olta Daku përmes Shirlit fton për të besuar se nuk është asnjëherë shumë vonë për të realizuar ëndrrat. Një nga veprat më të suksesshme të autorit anglez Willy Russell kjo komedi, e cila qëndron prej tri dekadash në repertorin e teatrove angleze dhe pasi është vënë në mbi 30 vende në mbarë botës në skenën e teatrit në Shqipëri vjen për të përcjellë të tjera momente argëtuese. Regjisorja Driada Dervishi tregon se roli kryesor Shirli është për Olta Dakun ku duket se është i shkruar për atë si aktore. Në tre dekada në skenat e huaja, por sipas regjisores siç vjen në skenën shqiptare është një formë për herë të parë. “Një komedi që ka 30 vjet që është në repertor të teatrit anglez. Në këtë formë që vjen për skenën shqiptare është për herë të parë në Shqipëri”, vijon mes të tjerave regjisorja Driada Dervishi. 

    LEAVE A REPLY

    Please enter your comment!
    Please enter your name here