Deklaratat e forta të PD-së për Rudina Hajdarin

0
409

Pas një pritjeje të gjatë, më në fund vajza e Azem Hajdarit ka bërë publik dhe zyrtar vendimin e saj për të mos ndjekur linjën e opozitës në dorëzimin e mandatit të saj si deputete.

Rudina Hajdari e ka deklaruar vendimin e saj në një intervistë për Zërin e Amerikës, duke thënë se parlamenti i jep oksigjen demokracisë së një vendi.

Por pas këtij vendimi të Hajdarit duke u nisur nga reagimet e demokratëve, pritet edhe përjashtim i saj, ashtu siç ndodhi me deputetin Myslim Murrizi.

Reagimi i Gerti Bogdanit

 Patjetër që po, pasi ky është vendimi i kryesisë për zotin Murrizi dhe nuk ka si të ketë standarde të shumëfishta. Në fund të ditës kjo është një zgjedhje personale dhe është fatkeqësi sepse në fund të ditës simbolizon diçka, por jo vetëm kaq. Këto janë vendime unanime. Vendimi për zotin Murrizi ishte unanim.

Reagimi i Dumës

“Nuk bëhet me mua ky diskutim. Marrja e vendimit për këdo është bërë në Kryesinë e PD-së, ku kolegët kanë marrë fjalën dhe kanë thënë mendimin e tyre individualisht. Unë besoj që ishte respektim statutor i statutit të ri (në rastin e Murrizit), ku është përfshirë edhe termi përjashtim. Nuk dua të shprehem personalisht për këtë vendim sepse është vendim nga forumet e partisë”.

Reagimi i Berishës

“PD nuk duhet të veprojë me dy standarde”, duke lënë të kuptohet se përderisa u përjashtua Murrizi duhet të përjashtohet dhe Hajdari

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here