Kriza politike/ BE nuk ndalet, dërgon në Tiranë Drejtorin e Zgjerimit, ja kë pritet të takojë

0
511

Pas delegacionit të PE që vizituan Tiranën para një jave, Drejtori i Përgjithshëm për Fqinjësinë dhe Negociatat e Zgjerimit Christian Danielsson do të zbarkojë sot në kryeqytet.Danielsson do të zhvillojë takime me krerët e lartë të shtetit dhe politikës.Kjo vizitë e tij vjen në kushtet ku vendi është kapluar nga një krizë e thellë politike që çoi në djegien e mandateve të opozitës dhe një vale protestash. 

Nesër zyrtari i lartë i Brukselit do të takojë kryetarin e PD, Lulzim Basha, kryeministrin Edi Rama si dhe presidentin Ilir Meta. Kjo është përpjekja e parë zyrtare e BE për të negociuar krizën politikes mes maxhorancës dhe opozitës.Pak ditë më parë në Shqipëri mbërriti një delegacion i BE në përbërje të të cilit ishte edhe raportuesi për Shqipërinë në Parlamentin Europian, Knut Fleckenstein, por ata refuzuan të negocionin.

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here