Komisioni Europian jep lajmin e mirë për Shqipërinë

0
381

Komisioni Europian në raportin periodik mbi ekonominë e vendeve të Ballkanit Perëndimor, ka deklaruar se rritja reale ekonomike në Shqipëri është përshpejtuar dhe për dy vitet e ardhshme është parashikuar të jetë më e larta në rajon.

Sipas këtij dokumenti, në vitin 2013, rritja ekonomike ishte 1% ndërsa vitin e fundit në raport citohet të jetë 4.1%.

Sektorët kryesorë që kontribuan ishin energjia, ndërtimi dhe turizmi.

Komisioni Europian identifikon po ashtu se konsumi i rritur me 3.9% dhe investimet të rritura me 5% janë ato që kanë dhënë një kontribut kryesor, por janë eksportet të cilat veçanërisht u rritën ndjeshëm, referon dokumenti.

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here