“Basha nuk më ka hapur telefonin”, në pritje të mandatit të deputetit Gjuzi zbulon prapaskenat e rënda: Ja roli i Berishës dhe thirrja e fortë që i bëj

0
425

Kujtim Gjuzi, kryetar i Partisë Konservatore, i cili është vënë në qendër të vëmendjes ditët e fundit, nëse do të pranojë apo jo mandatin ka qenë i ftuar sot në studion e lajmeve të Fax News. Gjuzi, i cili renditej i 19-ti në listën e deputetëve në Durrës ka hedhur akuza në drejtim të Bashës, duke thënë se mban rreth vetes këshilltarë servila.

“Ne e kemi parashikuar që para zgjedhjeve të 2017-tës që do të vidheshin rreth 24 mandate, ia kemi thënë këtë dhe Lulzim Bashës, që të mblidhte koalicionin, që të merrte vendimin si do të vijohej më tej. Bashës i kërkova të mos njihte rezultatin e zgjedhjeve, pasi ishin të blera. Sali Berisha është i vetmi që merr vendime të qarta, Basha ka afër këshilltarë servilë që dëmtojnë opozitën”, u shpreh Gjuzi.

Ndërkohë lidhur me pyetjen e drejtpërdrejtë nëse do ta pranojë mandatin Gjuzi tha që është më mirë që ta marrë partia e tij që është e djathtë sesa Gjergj Bojaxhiu.

“53% e qytetarëve sot në Tiranë thonë se pse mandatin e PD-së ta marrin socialistët, si psh ai Bojaxhiu, që lyen shtëpitë. Shumica e kryetarëve të partisë në rrethe kanë votuar që unë duhet që ta marrë mandatin. Nëse strukturat e Partisë Konseveratore vendosin pro, unë do të pranoj mandatin që do të mbetet nga PD.

Partia Konservatore do ndryshim në kodin zgjedhor, ne njohim vetëm votën e lirë. PD nuk e ka mbledhur koalicionin që në maj 2018, Rama t’i hapë rrugë qeverisë tranzitore me akademikë. Berisha ishte i intimiduar nga Rama kur ndryshoi kodi zgjedhor, pres një takim me Berishën për të marrë vendime serioze. Monika Kryemadhi nuk mund të marrë vendime, askush nuk mund të blejë mbiemrin tim”, u shpreh më tej Gjuzi.

”Lulzim Basha nuk më ka hapur telefonin, tani as unë nuk ia hap. I bëj thirrje doktor Berishës të marrë fatet në dorë”, tha më tej Gjuzi, teksa shtoi se është në pritje të një takimi me Berishën.

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here