Festivali “Përrallë Mesdheu” sjell në skenë artistët grekë

0
573

Artistët e “Lcedo Folk Band” mbrëmjen e së premtes do të jenë në skenën e Teatrit Metropol. Koncerti zhvilluat në kuadër të festivalit “ Metro Sounds- Përrallë Mesdheu”. Teatri shkruan se sipas mitologjisë greke, Alcedo ose Alcyone ishte vajza e bukur e Mbretit Aiolos. Thuhet se Jupiteri e ka transformuar atë në një zog të vogël shumëngjyrësh kur ajo humbi të dashurit e saj. Që atëherë ajo shfaqet gjatë dimrit dhe i kthen ditët e ftohta në të ngrohta. “Alcedo Folk Band” ka lindur në fund të vitit 2018. Muzika e tyre sjell prezantime të reja dhe tinguj të guximshëm, duke u bazuar në këngë të njohura ose jo, por gjithnjë të orientuar nga origjina dhe tradita të ndryshme e emocionuese nga mbarë bota. Gjashtë muzikantë me përvojë dhe shumë të respektuar aspirojnë për një prezencë dinamike si në Greqi, ashtu edhe në skena ndërkombëtare të World Music, muzikës botërore. Në këto pak muaj që prej formimit të “Alcedo Folk Band”, ato kanë regjistruar materiale muzikore të çmuara e unike dhe kanë bashkëpunuar gjithashtu me shumë artistë të rëndësishëm grekë që kombinojnë muzikën greke me atë “World Music”. “Me ngjyra muzikore si krahët fluturuese të Alcedos dhe ecjen e lehtë nga Vassilis Tsitsanis (kompozitor i famshëm i muzikës folk Greke) tek Johann Sebastian Bach, me fluturime të ulëta nga Thrakia Greke në Irlandë dhe nga Izraeli në Ballkan, madje edhe aty ku Longa osmane takon Mesjetën dhe Rilindjen, Alcedo do të jetë i pranishëm për të na treguar se muzika ka një vendlindje, por nuk ka kufij”, shkruan teatri. Anëtarët e grupit “Alcedo Folk Band” janë këngëtarja Maria Michalaka që luan dhe në violinë; Stefanos Hatzianagnostou në flaut; Dimitris Koufalakos bassoon, harmonic; Menelaos Moraitis touba; Yannis Tavlas kitarat, Kostas Konstantatos perkusion, violinë, mandolinë, vokalist. “Përrallë Mesdheu” vjen si produksioni më i ri i Teatrit Metropol në bashkëpunim me Balkan World Music Management “Metro Sounds”. Bëhet fjalë për një festival muzikor, i cili me programin e tij nisi më datë 8 shkurt për të vijuar deri në 9 mars në sallën Shekspir të Metropolit. Programi i “Metro Sounds” përbëhet nga një përzgjedhje artistike, e cila është e ndërtuar për të na vënë në kontakt me identitetin dhe përkatësinë tonë Mesdhetare.

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here