7 eurodeputetët largohen të zhgënyer/ Rama nxjerr pamjet, kapet me opozitën

0
374

Pas 2 ditësh takime në vendin tonë me krerët më të lartë politikë, 7 eurodeputetët kanë dhënë një konferencë për mediat, ku kanë vendosur theksin te nevoja për zgjidhjen e krizës politike, si dhe hapat para në procesin e çeljes së negociatave. Kreu i këtij delegacioni, Tunne Kelam deklaroi që në fillim se kishin ardhur në Tiranë në atmosferën e shpresës, edhe pse duket se po largohen prej këtej të zhgënjyer, për shkak të ndasive të thella dhe strategjive të kundërta mes opozitës dhe qeverisë. Ndërsa kryeministri Rama ka thumbuar edhe opozitën. Ai shkruan për studentët se po bëhet më e mira për ata që kanë të drejtë që protestojnë, duke përmendur se vendet e punës në shtet po u jepen më të mirëve.

Rama shkruan:

“Doni një shembull se si është një qeveri që dëgjon e që bën më të mirën e mundshme për ata që kanë të drejtë kur protestojnë? Shikojeni këtë fakt dhe me këtë rast shikojeni edhe se si vendet e punës në shtet po u jepen më të mirëve, e s’janë më në tepsinë e partive.”

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here