Djegia e mandateve, vjen lëkundja e parë tek Partia Demokratike, ja ç’ka ndodhur

0
465

Dorëheqja masive nga mandatet e deputetëve të Partisë Demokratike, ka shkaktuar ndryshime në strukturën e kësaj force politike, duke bërë që dy figura të rëndësishme në PD, Edmond Spaho dhe Edi Paloka të humbasin postet e nënkryetarit.

Nga momenti i “djegies” së mandateve, Partia Demokratike ka mbetur pa nënkryetarë, pasi me lënien e mandatit, Edmond Spaho nuk është më kryetar i Grupit Parlamentar të PD-së, sikundër Edi Paloka, i cili ka humbur postin e zëvendës kryetarit të Kuvendit.

Por statuti i PD-së e parashikon qartë se dy nënkryetarët emërohen nga postet përkatëse. Në Nenin 56 për nënkryetarët, Pika 3 thotë se “Njëri prej nënkryetarëve është kryetar i Grupit Parlamentar”. Pra në momentin që Spaho nuk është më kryetar i Grupit Parlamentar, për shkak se ka dorëzuar mandatin e deputetit, humbet edhe postin e nënkryetarit të PDs-ë.

Kështu, me djegien e mandateve, Basha ka krijuar përplasje mes demokratëve të cilët dolën kundër vendimit, siç ishte rasti i Myslim Murrizit të Lushnjes, të cilin e përjashtoi nga çdo funksion në parti, por e ka lënë partinë edhe pa nënkryetarë.

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here