Teatri: Emocione dhe reflektime pas shfaqjes “Gusht: portret familjar”

0
553

Teatrin Kombëtar vijon me shfaqjen teatrore “Gusht: portret familjar” me regji nga Spiro Duni. Teatri bën me dije se edhe këtë javë shfaqja do të vijojë për publikun nga data 28 shkurt dhe më 1, 2, 3 mars edhe këtë javë te “arTurbina”. “Do të qeshni, do të emocionoheni dhe do të reflektoni pasi të shihni shfaqjen “Gusht: portret familjar” nga regjisori Spiro Duni”, shkruan Teatri Kombëtar. Merita Xhani, Luli Bitri, Eva Alikaj, Dritan Boriçi, Flaura Kureta, Elia Zaharia, Ligoraq Riza, Neritan Liçaj, Myzafer Zifla, Niada Saliasi, Margent Caushi, Doriana Çaushi janë aktorët që regjisori Duni i ka besuar personazhet e veprës. “Gusht: portret familjar” është kurorëzuar me çmimin prestigjioz Pulitzer, është cilësuar si drama e re më e pëlqyer në Broadway ndër vite. Përveç çmimit Pulitzer në vitin 2008, autori Tracy Letts është vlerësuar dhe me çmime të tjera. Autori shkroi edhe skenarin e filmit me të njëjtin titull, me aktoret e shquara Meril Strip dhe Julia Roberts. Të dyja aktoret u nominuan për çmimet Oscar. Me regji nga Spiro Duni në “arTurbina”, skena dhe kostumet janë përgatitur nga Laedia Hajdari. Lëvizjet skenike Artan Ibërshimi dhe përkthyes Artur Lena. Kjo vepër u vu në skenë në vitin 2007 nga trupa e famshme teatrore Steppenwolf Theater me qendër në Çikago. “Gusht: portret familjar”, e cila çel këtë sezonin artistik të Teatrit Kombëtar në “ar’Turbina”, sipas regjisorit Spiro Duni drama nis me një humbje, por familja ka degraduar. “Vepra është një lloj apeli për të gjithë këtë që po ndodh, për degradimin e familjes, ku arsyet janë shumë. Është kodi gjenetik, jeta kaq e ashpër, janë elementët pastaj si alkoolizmi i babait, çmenduria e nënës nën efektet e drogës. Por ai e sjell me një art kaq të madh që është mëkat dhe krim të mos e shijojë dhe spektatori ynë”, shprehet regjisori. “Gusht: portret familjar” është historia e familjes Ueston, që ka probleme të thella të cilat shpërfaqen me tërë fuqinë e tyre kur pjesëtarët e saj mblidhen në shtëpinë e tyre në Oklahoma, ku patriarku i familjes Beverli Ueston ka humbur. Gruaja e tij Violeta është një egoiste, manipuluese dhe e varur nga droga. Ajo përdor dhunë psikologjike dhe i torturon tre vajzat e saj. Drama konsiderohet komedi e zezë, pasi vepra përshkohet nga humori. 

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here