Pse Lefter Koka s’ishte në mbledhjen e LSI? PD tregon arsyen dhe hedh akuzat e rënda: Hall i madh e ka zënë, i thashë pendohu 14 muaj më parë

0
545

Ditën e djeshme, LSI iu përgjigj propozimit të kreut të PD, Lulzim Basha për djegien e mandateve, si mesazh i qartë i ardhur nga protesta e së shtunës.

Por, i vetmi deputet që nuk mori pjesë në mbledhje, e konfirmuar edhe nga kryetarja Monika kryemadhi, ishte Lefter Koka.

Deri tani nuk ka asnjë reagim nga deputeti Koka, por anëtari i Kryesisë së PD, Jamarbër Malltezi shkruan në rrjetet sociale se cili është shkaku i këtij vendimi.

Sipas tij, ka të bëjë më aferën e inceneratorëve, për të cilën ka firmosur edhe Lefter Koka dhe se tani “po hedh vallen e Ramës”.

“Shembulli tipik i qeverisjes: Blerja ose shantazhi. Këtij hallexhiut i deklarova 14 muaj më parë “Pendohu, bëhu dëshmitar i drejtësisë” lidhur me aferën kriminale të inceneratorëve ku Rama-Ahmetaj po përlajnë 178 milionë euro POR Teri ka firmos për ketë aferë dhe tani do hedhë vallen sipas Ramës. 14 muaj që qeveria i fshihet debatit për inceneratorët! Çfarë halli i madh i ka zënë?”, shkruan Malltezi.

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here