Franca e shokuar nga kërcënimet ndaj Kilian Mbape, nis hetimet për autorët e parullave anti-hebreje

0
443

Franca është përfshirë javët e fundit nga protesta të forta e të zgjatura të grupimit të ashtuquajtur “jelekverdhët”, por në rrugët e Parisit dhe shumë qyteteve të tjera franceze ka pasur ditët e fundit edhe zëra ekstremistë, sidomos sulme ndaj hebrenjve dhe njerëzve me ngjyrë. Racizmi ka kapur nivele të frikshme në Francën e muajve të fundit, aq sa janë vënë në alarm strukturat e sigurisë. Së fundmi, objekt i sulmit të ekstremistëve francezë dhe anti-semitistëve është bërë edhe sulmuesi i Paris San Zhermen dhe kombëtares së Francës, Kilian Mbape, për të cilin po shkruhen parulla dhe mbishkrime raciste në muret e shkollave, stacionet e metrove dhe në vagonë të ndryshëm të trenave. Duket si një kor racist i orkestruar, sepse në fund të fundit Mbape nuk ka origjinë të drejtpërdrejtë hebreje, sepse prindërit e tij vijnë nga Afrika e jo nga Lindja e Mesme. Kështu, në stacionet e trenave në kryeqytetin e Francës, Paris, kanë nisur të shfaqen mbishkrime raciste kundër sulmuesit të kampionëve të Ligue 1, Kilian Mbape. Në disa vagonë është shkruar “Mbape, bir k… hebre”, ndaj autoritet vendase kanë nisur menjëherë hetimet: “Është një sulm ndaj diversitetit dhe imazhit e vendit, jo vetëm ndaj Mbapesë, por kundër Francës.” “SNCF”, shoqata e transportit në Paris, ka vënë në dispozicion të policisë të gjitha regjistrimet që mund të ndihmojnë në individualizuar fajtorët. Në fakt, i gjithë opinioni në Francë është skandalizuar nga ky fakt, çka ka sjellë reagimet e personaliteteve të vendit.“Faji” i Kilian Mbapesë, që ka lindur në Paris, lidhet me faktin se është i biri i një babai kamerunas dhe i një nëne algjeriane. “Është shembull i racës së përzier për të cilën jemi krenarë. Nëse sulmon një qytetar për ngjyrën e lëkurës, po sulmon Republikën,” nënvizon Lidhja Ndërkombëtare kundër Racizmit. Federata Franceze e Futbollit vetëm gjatë javëve të fundit ka marrë dy vendime ndëshkimore për koret raciste nëpër stadiumi.

Roli i Mbapesë në sukseset e PSG-së

Mungojnë Nejmar dhe Kavani? Nuk ka problem, Paris San Zhermen i mjafton Kilian Mbape. Talenti francez realizoi golin e vetëm të takimin me Saint Etiene në transfertë, që vazhdo të kryesojë bindshëm Ligue 1. 12 pikë më shumë se Lilë ka grumbulluar Parisi, që ka edhe 2 ndeshje më shumë për të zhvilluar se rivali më i afërt. Duke iu kthyer ndeshjes me Saint Etiene, goli i realizuar nga Mbape ishte vërtet i bukur, me një koordinim perfekt në goditje pas asistimit të Dani Alveshit. Në vijën e parë të sulmit, përkrah 20-vjeçarit luajti argjentinasi di Maria në rreshtimin 3-5-2. PSG thjesht po ecën i qetë drejt titullit të radhës kampion në Francë, teksa vëmendja e drejtuesve është fokusuar në Champions, për të administruar sa më mirë suksesin e pastër 0-2 të arritur në “Old Trafford” me Mançester Junajtid.

Adriatik BALLA

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here