Amerikanët i hoqën vizën, Sali Berisha konfirmon se nuk do të aplikojë më për të udhëtuar drejt SHBA

0
503

Ish-kryeministri Sali Berisha ka konfirmuar dje në një farë mënyre se ai nuk pranohet të udhëtojë në SHBA. Duke folur në një studio televizive, ai vijoi me të njëjtën retorike, duke thënë se nuk ka marrë asnjë mesazh nga ambasada, por deklaroi se ka vendosur që të mos udhëtojë më drejt SHBA. “Nuk më është refuzuar viza sepse nuk kam pasur asnjë refuzim sepse unë nuk kam aplikuar. Nuk besoj që do të aplikoj sepse unë jam tërhequr nga aktiviteti politik. Kjo është një shpikje e Edi Ramës”, tha ai. Gazeta “SOT” pak ditë më parë deklaroi se si qëndron e vërteta. Berisha nuk ka aplikuar për vizë, por atij i është kërkuar që të mos aplikojë, pasi nuk e merr dot atë. Fakti që Berisha krejt papritur deklaron se nuk do të aplikojë për vizë, e tregon fare hapur se amerikanët nuk e duan. Berisha e mban veten si një politikan mjaft aktiv dhe si ka mundësi që një person si ai krejt papritur vendos të mos udhëtojë më? Kryeministri Rama, ja bëri të qartë pak ditë më parë se SHBA i ka vënë vizën e kuqe dhe dje Berisha ka dhënë sinjale se kjo është e vërtetë. Sulmet e tij ndaj reformës në drejtësi, por dhe politika pro ruse kanë bërë që SHBA t’ia bëjë të qartë që të mos i shkojë ndër mend që të udhëtojë drejt shteteve amerikane. Kjo u konfirmua në një tjetër deklaratë të Berishës dje. Edhe pse shprehej se mund të udhëtojë ku të dojë, sërish ka deklaruar se nuk ka ndërmend të shkojë askund. “Nuk kam aplikuar kurrë për vizë dhe nuk kam pasur në plan të shkoj. Unë mund të shkoj kur të dua si turist në SHBA, por turizmi nuk është një pasion i imi. Unë mund të shkoj kur të dua dhe sa herë të dua në SHBA, por unë nuk përfaqësoj askënd”, tha ai. Gazeta e zbardhi të vërtetën e kësaj historie pak ditë më parë. Berisha siguroi një ftesë për të shkuar te “Mëngjesi i Lutjeve” në SHBA, por ambasada e njoftoi që të mos aplikojë sepse atij do i refuzohej viza. Fakti që Berisha tani deklaron se nuk do udhëtojë më në SHBA e bën fare të artë se amerikanët nuk e duan. Ish-kryeministri është kthyer në një prej armiqve të reformës në drejtësi, ndërsa dje zv/ ambasadorja amerikane deklaroi disa herë se reforma në drejtësi do drejtohet nga amerikanët dhe nuk ka kthim pas. Pra, SHBA po tregon çdo ditë se kush është armik i reformës do ndëshkohet. Reprezalja ka nisur me Berishën, pro të rrezikuar janë dhe shumë emra të tjerë.

Sulmet e Berishës

Berisha ka folur dje në një studio televizive dhe për protestën e opozitës. Ai i dërgoi një mesazh në distancë Bashës të qëndrojë larg një pakti të dytë me Ramën. “Marrëveshja e 18 majit ka vdekur. Nuk ka më marrëveshje edhe pse Rama bën diversion. Opozita nuk duhet të shkojë drejt zgjedhjeve me Ramën kryeministër”, tha ai. Berisha u ndal dhe te 21 Janari, ku nuk shfaqi asnjë pendesë. “Garda zbatoi ligjin më 21 janar. Policia nuk vrau asnjeri. I them të rrijë në zyrë dhe të mos bëjë dezertorin, u bëj thirrje vlonjatëve ta kthejnë në zyrë. Shqipëria e pushtuar dhe e dhunuar, të cilës ju shkelmua vota, është më 16 në Tiranë. Nuk ka zgjidhje, vetëm largim dhe vetëm largim të Ramës”, tha ai. Berisha po ashtu deklaroi se protesta do jetë në dorë të qytetarëve derisa të rrëzohet Rama. “Kjo opozitë nuk do tërhiqet derisa të kthejë votën e lirë, Edi Ram faktoi që nuk do zgjedhje. Tani ose do ulim kokën e do themi do jemi fasadë, ose do ngrihemi të riktheje votën. Çdo çmim e sakrificë duhet të bëjë opozita. Të garantoj që Rama dhe e ftoj të qëndrojë në zyrë në radhë të parë. Ai duhet të qëndroj në zyrë dhe ta vlerësojë në mënyrën më serioze. U bëj thirrje vlonjateve që ta kthejnë në Tiranë më 16 shkurt”, vijoi ai.

Kliti Topalli

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here