I dogjën makinën gjatë natës, kush është biznesmeni i fuqishëm që iu tmerrua familja që në mëngjes (EMRI)

0
449

Një makinë është djegur gjatë orëve të natës në qytetin e Elbasanit.

Fuoristrada e biznesmenit  Engjëll Zhidro është djegur para banesës së tij, duke shkaktuar jo pak panik te familjarët.

Zhidro është biznesmen ndërtimi dhe bashkëpronar i një resorti luksoz në periferi të qytetit të Elbasani, si dhe ka disa magazina në pronësi të tij.

Ngjarja është regjistruar në lagjen ‘Aqif Pasha, rreth orës 04:00 të mëngjesit, ndërsa dyshohet që djegia e mjetit të jetë e qëllimshme.

Njoftimi i policisë:

Në orët e para të mëngjesit në  Elbasan, një mjet në pronësi të shtetasit E.Zh.,  i cili ishte i parkuar para banesës,  është përfshirë nga  zjarri dhe për pasojë  mjeti  është djegur pjesërisht.

Grupi hetimor po punon për të përcaktuar shkaqet e rënies së zjarrit

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here