“Mundësi për kërkesat e studentëve”/ Meta kthen në Kuvend një tjetër ligj

    0
    420

    Pasi u ka bërë apel të fortë institucioneve të reagojnë lidhur me kërkesat e studentëve, që tashmë prej 9 ditësh janë në protestë masive për plotësimin e 8 pikave adresuara ministrisë dhe kryeministrit, Presidenti Meta del me një vendim të rëndësishëm. Presidenca bën me dije se Presidenti Ilir Meta ka kthyer mbrapsht në Kuvend, ligjin për Buxhetin e vitit 2019. Mësohet se motivacioni që ka detyruar Metën të bëjë këtë lëvizje është për t’i dhënë një mundësi plotësimit të kërkesave që kanë studentët e që lidhen direkt me buxhetin adresuar për ta. Reagimi i Metës vjen vetëm pak pasi sot nga foltorja e Kuvendit, deputeti i PS-së, Taulant Balla, deklaroi se “nuk i bëjmë dot ndryshmet se ligji është për dekret ne Presidencë”. DEKLARATA E METES  Presidenti i Republikës SH.T.Z. Ilir Meta, duke ndjekur me shumë vëmendje situatën politike më të fundit në vend, si dhe duke vlerësuar konsensusin e gjerë publik mbi kërkesat e studentëve, të cilat janë konsideruar nga të gjithë aktorët politikë si, të drejta, legjitime dhe të realizueshme, duke synuar interesin më të mirë në përmbushjen e objektivave sociale të parashikuara në nenin 59 të Kushtetutës, si dhe në garantimin e stabilitetit në vend, me dekretin nr. 10997, datë 13.12.2018 ka vendosur “Kthimin për rishqyrtim në Kuvend të ligjit nr.99/2018 “Për buxhetin e vitit 2019”, me qëllim rishqyrtimin e tij. Presidenti i Republikës, ka besimin e plotë se Kuvendi i Shqipërisë do të reflektojë një bashkëpunim gjithëpërfshirës me qëllim plotësimin e kërkesave të studentëve dhe interesit publik.

    LEAVE A REPLY

    Please enter your comment!
    Please enter your name here