Lioni kualifikim dramatik ndaj Shakhtarit, turpërohen Roma, Juve dhe Reali

0
399

Liga e Kampioneve dhuroi mbrëmë emocione dhe spektakël, por edhe turpe si humbjet e Romës, Realit dhe Juventusit me rivalë modestë. Gjithsesi, dueli më dramatik u luajt në Ukrainë, kiu barazimi e nxori të fituar Lionin që kualifikohet më tej përballë Shakhtarit. Në grupin F, kryendeshja Shakhtar-Lion, i cili ishte një duel direkt për vendin e dytë. Madje kjo ishte dhe pikëpyetja e vetme e mbrëmjes së djeshme, pasi fatet në grupet e tjera ishin përcaktuar në xhirot e mëparshme. Ukrainasit shënuan të parët me anë të Zhunior Moraes në minutën e 22-të. Në fakt, francezëve u mjaftonte dhe një barazim, pra vetëm një pikë, që të kalonin më tej, por fitorja e ukrainasve i rrëzonte nga vendi i dytë dhe i zbriste në vend të tretë. Në pjesën e dytë francezët barazuan dhe deri në fund kjo ndeshje pati emocione dhe ankth, sepse kualifikimi anonte sa në një krah në tjetrin. Në fund francezët e mbajtën barazimin dhe me 8 pikë shkojnë më tej si vend i dytë, kurse Shakhtari do të luajë në Ligën e Europës.

Në të njëjtin grup, Hofenheimi befasoi në fillim Mançester Sitin e Pep Guardiolës, duke shënuar i pari. Por Leroi Saner shënoi dy gola në këtë takim, duke i përmbysur gjermanët. Në grupin E, Bajerni dhe Ajaksi e kishin siguruar kualifikimin dhe luanin thjesht për kreun  grupit. Ishte një ndeshje me shumë gola dhe në fund u mbyll në barazim 3-3, kiu pati dhe dy kartonë të kuq. Por u kualifikua Bajerni si vend i dytë. Dueli për vend të tretë kishte marrë fund, pasi Benfika e kishte siguruar atë, kurse AEK-u i Athinës luante për statistikë. Në grupin G, Reali i Madridit dhe Roma u turpëruan, duke pësuar disfata të papritura që ngjallin shumë dyshime. Rusët e CSKA-së mposhtën Realin brenda në Madrid me shifrat 3-0 në një takim kiu rezultati nuk është surprizë, por i çuditshëm, kurse fitorja e çekëve të Vikjtoria Plzen ndaj Romës akoma më e çuditshme, por e pranueshme. Në fakt, Reali dhe Roma e kishin siguruar kualifikimin dhe luanin “për qejf”, ndërkohë që Plzen e CSKA e mbyllën me nga shtatë pikë, por në Europa League si vend i tretë shkon Viktoria Plzen.

Adriatik BALLA

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here